“Gjobë dhe 1 vit burg”, eksperti rrugor flet për ashpërsimin e Kodit Penal

Aktualitet

“Gjobë dhe 1 vit burg”, eksperti rrugor flet për

Ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor, që e kthejnë parkimin dysh nga kundërvajtje administrative në kundërvajtje penale, kanë ngjallur debat të gjerë publik. Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, në një intervistë për emisionin “Dita Jonë”, sqaroi se jo çdo parkim i gabuar do të ndëshkohet me burg.

“Jo çdo lloj parkimi do të trajtohet si kundërvajtje penale. Kjo masë vlen vetëm për rastet kur parkimi bllokon seriozisht qarkullimin dhe pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës, si ambulancat, zjarrfikëset dhe policia,” – theksoi Qibini.

Sipas tij, parkimet e përkohshme për hipje-zbritje pasagjerësh, ngarkim apo shkarkim bagazhesh, të shoqëruara me praninë e drejtuesit të mjetit, do të vijojnë të trajtohen si kundërvajtje administrative me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë. Ndërsa kundërvajtja penale kur drejtuesi parkon dysh e cila pengon qarkullimin e mjeteve të tjera, do të ndëshkohet me burg deri në 1 vit.

Eksperti nënvizoi se masa e re synon rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e drejtuesve të papërgjegjshëm. “Ky ndryshim pritet të ketë impakt pozitiv, por gjithçka varet nga mënyra se si do të zbatohet ligji,” – tha ai.

Qibini shtoi se në vendet e BE-së, parkimi i gabuar ndëshkohet kryesisht me gjoba, por Shqipëria ka zgjedhur një qasje më të ashpër për të frenuar shkeljet e rrezikshme dhe për të garantuar qarkullim të lirë, sidomos në raste emergjence. (A2 Televizion)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion