“Jam i gatshëm, jam i aftë”, Ronaldo rikthehet me ide të qarta në Man United

Sport

“Jam i gatshëm, jam i aftë”, Ronaldo rikthehet me ide

Cristiano Ronaldo mbërrin në Angli gati për të fituar sa më shumë trofe. Kështu është shprehur ai për faqen zyrtare të Manchester United. “Jam i gatshëm, jam i aftë. Nuk jam këtu për pushime. Më përpara ishte mire, duke fituar gjëra të rëndësishme dhe e vesha këtë fanellë më pare, para shumë viteve, por jam këtu për të fituar prapë”, tha 36-vjeçari.

Kujtojmë se kalimi i tij në Angli për çeshtje orësh shkaktoi shumë trazira dhe kaos. Të gjithë menduan se portugezi do kalonte tek City, por Sir Ferguson ka ndërhyrë në momentin e fundit, duke e rikthyer në shtëpi.

“Jam i gatshëm, jam i aftë”, Ronaldo rikthehet me ide

Ndërkohë, kujtojmë se Ronaldo nuk mbeti i kënaqur në Serinë A. Mësohet se Ronaldo do veshë sërish fanellën me numrin shtatë, i cili para disa vitesh shënoi 118 gola në 292 ndeshje, fitoi tri Premierliga, një Champions League dhe një FA Cup, e gjithashtu edhe një Kupë të Botës për klube dhe një Community Shield

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion