Viktimat në Tetovë nuk janë identifikuar, i riu kërkon prindërit: Të gjallë apo të vdekur, dua një përgjigje (Video)

Kosovë&Rajon

Viktimat në Tetovë nuk janë identifikuar, i riu kërkon

Autoritetet maqedonase nuk kanë bërë ende të mundur identifikimin e viktimave nga zjarri në spitalin Covid-19. Kjo ka sjellë ankth tek disa familjarë, prindërit e të cilëve kanë qenë në spital momentin e zjarrit dhe nuk kanë asnjë informacion.

Një prej tyre, Munir Bilali tha se kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tragjedia dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje. I dëshpëruar, ai kërkon që të paktën të shohë trupat e tyre, qofshin gjallë apo vdekur.

“Shpresojmë t’i gjejmë të gjallë a të vdekur, por vetëm ta dimë se janë familjarët tonë”, thotë Munir Bilalli.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Tetovë. Plasja e bombole gazi dogji spitalin Covid-19, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 14 pacientë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion