Intervistohet nëna e Cristiano Ronaldos: Do ta bind që të kthehet në Portugali

Mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro ka dhënë një intervistë për mediat portugeze, ku ka folur karrierën e djalit të saj. Ajo tregon se ëndrra e saj është që 36-vjeçari të rikthehet në Portugali, të luaj për Sporting Lisbon.
“Do të flas me djalin tim dhe do ta bind atë të kthehet te Sporting Lisbon. Vitin e ardhshëm ai do të luajë në stadiumin “Alvalade”. Jam e lumtur për fitimin e titullit, tani do përpiqem të bind Cristianon të vijë”, tha Dolores.
Kujtojmë se prej javësh, kanë dalë zëra se Ronaldo nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Juventusin dhe e ardhmja e tij duket mister. Ndërkohë, Sporting Lisbon kërkon që Ronaldo të rikthehet në atdhe, por, ylli portugez nuk ka dhënë asnjë përgjigje.


