Pse Ellen DeGeneres i dha fund emisionit të saj?

Showbiz

Pse Ellen DeGeneres i dha fund emisionit të saj?

Një ditë më parë, moderatorja legjendare Ellen DeGeneres bëri me dije se do i japë fund emisionit të saj, pas 19 sezonesh të suksesshme. Ndërsa sot, Ellen dha arsyet e këtij vendimi.

“Kjo shfaqje ka qenë përvoja më e madhe e jetës sime dhe jua kam borxh të gjithëve. Kështu që faleminderit, faleminderit, faleminderit. Dua që të dini se kam menduar për këtë vendim. U ula me të për një kohë, meditova mbi të.

Unë fola me Portia, fola me veten time. E vërteta është se unë gjithmonë i besoj instikteve të mia. Instinkti im më tha se është koha. Me gjithë seriozitet, unë me të vërtetë jam ndjerë sikur sezoni i ardhshëm ishte koha e duhur për t’i dhënë fund këtij kapitulli mahnitës”, tha moderatorja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion