Lufta kundër Covid-19, UNICEF thirrje Britanisë që t’i dhurojë vaksina vendeve në nevojë

Bota

Lufta kundër Covid-19, UNICEF thirrje Britanisë që t’i

Agjencia e OKB, UNICEF i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe që tu vijë në ndihmë vendeve në nevojë, që janë të prekura nga Covid-19. UNICEF u referohet vaksinave, duke kërkuar nga Britania që të dhurojë të paktën 20& të vaksinave që posedon.

“Nëse Britania nuk fillon urgjentisht të ndajë dozat e saj në dispozicion për të siguruar që edhe vende të tjera në botë të jenë të mbrojtura nga virusi, BM nuk do të jetë e sigurt nga COVID-19. Suksesi i përdorimit të vaksinave tona mund të përmbyset dhe NHS mund të luftojë një valë tjetër të virusit për shkak të mutacioneve vdekjeprurëse”, thuhet në një njoftim të UNICEF.

Kujtojmë se Britania regjistroi 2,284 raste pozitive me Covid-19. Ndërkohë, janë vaksinuar 35 milionë qytetarë, dhe 18 milionë prej tyre kanë marrë dozën e dytë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion