Incident i pazakontë në Turqi/ Ish-futbollisti i Interit ndëshkohet me karton të kuq pasi goditi shokun e skuadrës

Sport

Incident i pazakontë në Turqi/ Ish-futbollisti i Interit

Një episod i paprecedentë ka ndodhur në kampionatin turk, ku kapiteni i Sakarjasporit, Çaner Erkin, humbi kontrollin gjatë ndeshjes dhe goditi me shuplakë një nga bashkëlojtarët e tij.

Gjyqtari reagoi pa hezitim duke e përjashtuar menjëherë 36-vjeçarin me karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.

Ky veprim i Erkin, i cili në të kaluarën ka qenë  ka ngjallur kritika të shumta në Turqi, sidomos duke marrë parasysh përvojën e gjatë të mbrojtësit dhe faktin që mban shiritin e kapitenit.

Në vend që të ishte shembull për skuadrën, ai u përfshi në një akt të dhunshëm që ka zhgënjyer tifozët dhe opinionin sportiv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion