I dha fitoren Belgjikës, De Bryne për mediat: Nuk festova për shkak të Eriksen

Sport

I dha fitoren Belgjikës, De Bryne për mediat: Nuk festova për

Dje Danimarka priti në shtëpi Belgjikën, në kuadër të Euro2020. Fitues u shpall Belgjika, me rezultatin 1-2. Ishte Danimarka që nisi me fitore, duke shënuar gol që në minutën e parë të lojës. Më pas, në pjesën e dytë, belgët morën në kontroll situatën.

Kevin De Bryne shënoi golin e dytë, që i dha fitoren kombëtares së tij. Ajo që ra në sy, ishte momenti pasi shënoi golin. Ai nuk festoi, duke shkuar pikërisht në vendin ku Eriksen pësoi atak, duke respektuar dhe nderuar kundërshtarin.

 “Për respekt të Eriksen. Nuk ishte e përshtatshme të festoje. Të gjithë ishim zhytyr një një situatë të cuditshme emocionale. Trajneri më futi në fushë për të krijuar hapësira dhe për ti dhënë impuls lojës, dhe besoj se këtë bëra”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT