I dehur dhe i mbuluar me gjak, ish-ylli i Interit nxirret zvarrë nga policia pas sherrit me të atin

Sport

I dehur dhe i mbuluar me gjak, ish-ylli i Interit nxirret zvarrë nga

Ish-mesfushori i Interit, Fredy Guarin u kap nga kamerat në dukje i dehur dhe i mbuluar me gjak ndërsa u mor nga policia pas një zënke në familje.

Futbollisti 34-vjeçar i Kolumbisë, i cili aktualisht ka nënshkruar me ekipin e Millonarios, dhe ka luajtur vetëm në 7 ndeshje me këtë skuadër.

Sipas gazetës El Pais në Kolumbi, familja e Guarin thirri policinë dhe e akuzoi atë për sulm ndaj babait të tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Video e publikuar nga BluRadio Colombia tregon Guarinin në dukje i dehur, duke rënë përtokë ndërsa ai po nxirrej nga shtëpia prej policisë, ku vërehen edhe njolla të pastra gjaku në xhinse.

Nuk është e qartë nëse gjaku është i tij apo i dikujt tjetër.

Guarin luajti për Interin me shumë sukses nga vitin 2012 deri në 2016, kur u shit në Shanghai Shenhua.

ME TE LEXUARAT