Mbante maskë me numrin 7 si të partisë së Kujtim Gjuzit, Gjonaj: Çfarë tha kryeministri Rama

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “FrontLine”, foli për fushatën elektorale dhe për renditjen e saj në vendin e 7-ë në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.
Gjonaj theksoi se për të është hera e parë që gjendet në një fushatë elektorale dhe ndjesia që ka marrë deri më tani është pozitive.
Ajo foli edhe për kërkesën e kryeministrit Edi Rama, që i ka bërë thirrje kandidatëve, të kërkojnë vota për partinë dhe jo për veten e tyre.
Gjithashtu ajo shpjegoi dhe arsyen, se përse tanimë nuk mban më maskën me numër 7-ë të mbishkruar.
Rama ka qenë i ashpër e ka thënë që fokusi të jetë tek Partia Socialiste, e ka kërkuar që të mos bëhet fushatë me numrin tuaj personal? Etilda, mos bej fushate për nr.7, partine e kujtim Gjuzit ne fletën e votimit!
Etilda Gjonaj: Në fakt u mor si shembull, por ishte një shembull për të kuptuar që mjete si maskat krijojnë konfuzion, por është gjë reale. Ne duhet të kërkojmë për Partinë Socialiste votat për partinë 12, që është dhe PS në fletët e votimit.


