Qeveria vendos pas disa vitesh indeksimin e pensioneve, kategoritë që përfitojnë nga rritja

Aktualitet

Qeveria vendos pas disa vitesh indeksimin e pensioneve, kategoritë që

Vitet e fundit, nuk u bë asnjëherë indeksimi i pensioneve siç ishte bërë traditë gjatë demokracisë.

Por, një vendim i miratuar dje nga qeveria dhe që vjen në rreth 25 ditë nga data e votimeve, është vendosur që pensionet të indeksohen me 2.7%.

Në listën e indeksimit përfshihen një sërë kategorish që nisin nga pensionet e kooperativave, pensionet sociale, pensionet e ushtarakëve, pensionet e minatorëve, ato të kategorive të veçanta, etj.

Indeksimi i pensioneve është një detyrim ligjor që ka synim kompensimin e pasojave të ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve.

Vendimi hyn në fuqi duke filluar nga data 1 Prill dhe sipas përllogaritjeve rritja kap vlerën e 390 lekë në muaj plus për pensionin minimal dhe 780 lekë plus për pensionin maksimal.

ME TE LEXUARAT