Hije skandali për baste në SHBA, FBI vendos në pranga ish-lojtarin e NBA dhe trajnerin

Sport

Hije skandali për baste në SHBA, FBI vendos në pranga

Hije skandali në SHBA, ku emra shumë të njohur të sportit akuzohen për përfshirje në baste ilegale.

Ish-lojtari i NBA-së dhe ish-ndihmëstrajneri i Cleveland Cavaliers, Damon Jones, është arrestuar së fundmi si pjesë e një hetimi të FBI-së.Sipas mediave, Jones u vendos në pranga pasi dyshohet se ka dhënë informacione.

Sipas CNN, bëhet fjalë për një skemë, Jones dhe trajneri i Portland Trail Blazers, Chauncey Billups, u paguan për të qenë pjesë e lojërave të paligjshme të pokerit që u zhvilluan në New York, Florida dhe Nevada, madje pikërisht aty ku përfshiheshin anëtarë të të paktën tre familjeve mafioze të New York-ut.

Jo vetëm kaq, pasi edhe lojtari i Miami Heat, Terry Rozier, është arrestuar. Prokurorët në New York dhe do mbajnë një konferencë për të konfirmuar gjithçka.

 

ME TE LEXUARAT