Greqi/ Hajduti gjen mënyrën e “veçantë” për të grabitur banesat, policia i sekuestron mbi 280 mijë euro

Bota

Greqi/ Hajduti gjen mënyrën e “veçantë”

Mënyra që kishte gjetur një burrë 59-vjeç për të grabitur banesat në zonën e Pire-ut në Greqi është e denjë për skenare filmash.

Sipas mediave, bëhet me dije se burri, i cili shënjestronte banesat ku jetonin kryesisht të moshuarit, shkonte si punëtor. Ai shtirej sikur ishte hidraulik dhe sapo hynte brenda banesave, niste zbatimin e planit të tij.

59-vjeçari u pikas nga policia duke lëvizur në Pire dhe i thirrën që të ndalonte.

Kësaj thirrje burri refuzoi t’i përgjigjej dhe tentoi të largohej, por arratia e tij do të zgjaste shumë pak.

Brenda pak sekondave ai u arrestua nga policia, ku iu gjetën dhe iu sekuestruan 37,050 dollarë, para të cilat, siç rezultoi, ai sapo i kishte marrë nga shtëpia e një gruaje të moshuar që ndodhej aty pranë. Shuma e parave iu kthye të moshuarës menjëherë.

Por sipas policisë, 59-vjeçari rezulton që të jetë autor i 15 rasteve të tjera vjedhjesh, në disa zona të ndryshme. Në total, burrit iu sekuestruan 282 mijë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion