Harry Kane "na vjedh dy gola"! Shqipëria mundet nga Anglia në Tiranë, cfarë ndodh tanu në play off?

Sport

Harry Kane "na vjedh dy gola"! Shqipëria mundet nga Anglia

Shqipëria e mbylli me humbje ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Anglise, edhe pse kuqezinjtë e kishin arritur objektivin play off tre ditë më parë.

Kombetarja u ndëshkua dy herë nga Harry Kane kundër Anglisë, pavarësisht një super paraqitjeje nga ana e djemve tanë, të cilët disa herë e bënë portën angleze të dridhej.

Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, me Hysajn që provoi të gjente një supergol në minutën e 18’, por tentativa e tij përfundoi mbi kuadrat.

Pas 8 minutash, mbrojtësi kuqezi u detyrua të linte fushën i dëmtuar, për t’u zëvendësuar nga Ivan Balliu.

Anglezët provuan të gjenin golin me Boëen dhe Quansah, por Strakosha u tregua i vëmendshëm të dyja herët për ta mbajtur portën e paprekur. Kështu u mbyll dhe pjesa e parë, pa asnjë gol të shënuar.

Pjesa e dytë ishte e zjarrtë, me Laçin që iu afrua golit në të 47’, por nuk e devijoi topin siç duhet. Arbër Hoxha iu afrua dy herë golit pak minuta më vonë, por u ndal nga portieri Henderson.

Pas një paraqitje të mirë të kuqezinjve, gjithçka u prish pas një largimi jo të saktë të topit në minutën e 74’, Harry Kane përfitoi për ta dërguar topin drejt rrjetës.

Në minutën e 82’, Harry Kane shënoi dhe golin e dytë personal dhe të dytin për Anglinë, duke futur në kasafortë tre pikët.

Minutat e fundit Shqipëria u detyrua t’i luante me 10 lojtarë, pas dëmtimit të rëndë të Armando Brojës, i cili nuk kishte shumë minuta që ishte në fushë dhe e la atë mes lotësh.

Shqipëria e mbylli këtë fazë kualifikuese në vendin e dytë me 14 pikë, historike, me sytë tashmë që janë nga shorti i së enjtes për fazën play off.

Te dy golat e Kane kane qene me goditje snandarde ku anglezi ka perfituar te vjedhe golat nga pavemendja e lojtareve tane ne goditje standarde pa aksion te mirefillte. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion