Sekretari i NATO-s kërkon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes:Do të përgjigjeni para Washingtonit

Bota

Sekretari i NATO-s kërkon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes:Do

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar se është duke biseduar me vendet evropiane që nuk arrijnë të shpenzojnë 2% të buxhetit të tyre për mbrojtjen.

Ai paralajmëroi se nëse këto shtete vazhdojnë të mos e përmbushin këtë angazhim, mund të presin një telefonatë nga Donald Trump.

Rutte, gjatë një konference me Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, theksoi se vetëm 23 nga 32 shtetet anëtare të NATO-s kanë arritur nivelin e kërkuar të shpenzimeve për mbrojtjen.

“Ka disa vende që nuk po shpenzojnë 2%, dhe unë po angazhohem me ta në mënyrë aktive dhe intensive për t’u siguruar që ata të shpejtojnë për të arritur këtë shifër” tha ai.

“Unë u them atyre, nëse nuk reagoni ndaj telefonatave të mia, mund të telefonoheni nga dikush tjetër në Uashington,” shtoi Rutte, duke iu referuar Trump, i cili u ka bërë thirrje vazhdimisht vendeve evropiane të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Rutte theksoi gjithashtu se çdo marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Kremlinit, që ofron garanci për sigurinë evropiane, do të duhej të kishte mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së për të siguruar që çdo marrëveshje të jetë e qëndrueshme dhe e realizueshme në afatgjatë.

ME TE LEXUARAT