Ëndrra e Mbappe për të punuar me Zidanen thyhet në mes

Prej javësh është thelluar dëshira e Kylian Mbappe për tu larguar në Madrid, për të punuar me Zidanen, por ky i fundit mund të largohet shumë shpejt nga Real Madrid. Mediat spanjolle flasin për një shkëputje të kontratës mes francezit dhe klubit spanjoll.
Ndërsa “AS” shkruan se presidenti Perez ka bindur francezin për tu transferuar tek Reali, edhe vetë sulmuesi nuk ka shumë pretendime se kush do të jetë trajneri i ri i Realit, është i gatshëm të bashkëpunojë si me Allegri ashtu edhe me Raul, dy opsionet kryesore. Më shumë se emri i trajnerit të ri, Mbappe është bindur nga projekti i presidentit, sigurisht dhe nga ideja që në Madrid do ta ketë më të lehtë të fitojë Champions Leage apo trofeun e “Topit të Artë”.
Në çdo rast, Perez duhet të bëjë një sakrificë të madhe në aspektin ekonomik për të siguruar shërbimet e atij që konsiderohet si pasuesi i Messit dhe Ronaldos në fronin e më të mirit në botë


