Granit Xhaka në ndjekje të rekordit që mbahet nga Cristiano Ronaldo

Sport

Granit Xhaka në ndjekje të rekordit që mbahet nga Cristiano

Granit Xhaka u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Zvicrës ndaj Hungarisë.

Më pas u shpall më i miri nga UEFA edhe në ndeshjen e Zvicrës me Gjermaninë, në fazën e grupeve të Euro 2024.

Xhaka gjithsej është shpallur pesë herë më i miri i ndeshjes në Kampionate Evropiane.

Vetëm Cristiano Ronaldo e Andres Iniesta kanë nga gjashtë çmime të lojtarit më të mirë të ndeshjes në Kampionate Evropiane.

Më të mirët shpallen nga një grup i ekspertëve të futbollit, i angazhuar nga UEFA.

Bëhet fjalë për emra të mëdhenj si Fabio Capello, Rafa Benitez, David Moyes, Ole Gunnar Solskjaer dhe tetë emra tjerë të njohur të futbollit evropian.

Për shpalljen e më të mirit shfrytëzohen kritere të ndryshme, jo vetëm golat e asistimet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion