Zbulohet identiteti i viktimës/ U vra me thikë nga ish-bashkëshorti i partneres pas sherrit

Aktualitet

Zbulohet identiteti i viktimës/ U vra me thikë nga

Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të premte në Fier në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion