Detaje nga krimi në Fier/ Gruaja la burrin dhe dy fëmijët për t’u lidhur me 23-vjeçarin

Aktualitet

Detaje nga krimi në Fier/ Gruaja la burrin dhe dy fëmijët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier, ku 23-vjeçari Xhimi Bakaj mbeti i vrarë.

Sipas burimeve mediatike, shtetasi Xhuliano Miho ka goditur për vdekje një 23-vjeçar, bashkëjetuesin e ish-gruas së tij.

Autori dhe viktima, fillimisht kanë debatuar më njëri-tjetrin, duke u konfrontuar më pas edhe fizikisht, duke bërë që 39-vjeçari ta godasë me thikë. Policia njofton se i riu si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori është vënë në pranga.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Shkak për vrasjen e të riut sipas burimeve policore është bere divorci mes autorit dhe bashkëshortes më të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj qe ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23-vjecarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tre herë me thikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion