Gazetarja e dëbuar nga gratë e futbollistëve rikthehet te Messi, fjalët e “Pleshtit” bëjnë xhiron e botës

Sport

Gazetarja e dëbuar nga gratë e futbollistëve rikthehet te Messi,

Lionel Messi po shkëlqen dhe po udhëheq Argjentinën në Kupën e Botës, por ndërkohë që shënon pa ndalim në fushën e blertë, jashtë saj është rikthyer në qendër të vëmendjes për një “trekëndësh dashurie”.

Ylli argjentinas është rikthyer të përflitet kudo në botë për një flirt të mundshëm me gazetaren e njohur argjentinase, Sofia Martinez. Gjithçka ka rinisur pas një momenti të regjistruar menjëherë pas ndeshjes së vuajtur që Argjentina fitoi ndaj Kepit të Gjelbër.

Takimi dhe shakaja që u bë virale

Siç ndodh zakonisht pas ndeshjeve, Messi u ndal në zonën mikse për të dhënë intervista. Mes gazetarëve të pranishëm ishte edhe Sofia Martinez, të cilën sulmuesi e njeh prej kohësh. Sapo e pa, Messi iu afrua, e puthi në faqe si përshëndetje dhe më pas bëri një shaka lidhur me aludimet që qarkullojnë për ta prej muajsh: “Nëse të shikoj, dëgjoj të thonë ‘pse e shikoi atë?’. Nëse të përshëndes, pyesin ‘pse e përshëndeti?'” – i tha Messi duke qeshur.

Sofia iu përgjigj me një buzëqeshje kësaj batute dhe kaloi me profesionalizëm te pyetjet rreth futbollit. Megjithatë, dëmi (ose spektakli) tashmë ishte bërë. Videoja e ndërveprimit të tyre u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke rindezur menjëherë zërat për një lidhje sekrete mes tyre.

Si nisi kjo histori?

Zanafilla e këtyre thashethemeve na kthen pas në Botërorin e Katarit 2022. Para finales së madhe, gazetarja i mbajti një fjalim shumë emocionues duke e falënderuar në emër të gjithë argjentinasve, një gjest që u vlerësua shumë nga “Pleshti”. Pak kohë më vonë, gjatë një interviste për prestigjiozen “Olé”, Messi e lavdëroi publikisht gazetaren për punën e saj, ndërsa të pranishmit (dhe rrjeti) vunë re disa “shikime bashkëpunuese” të pazakonta mes të dyve.

Gazetarja e dëbuar nga gratë e futbollistëve rikthehet te Messi,

Kriza dhe dëbimi nga grumbullimi

Kaq mjaftoi që revistat rozë të shpërthenin me lajme për një krizë të mundshme martesore mes Messit dhe Antonela Roccuzzo-s, si dhe për tensione të forta brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës. Vetë Sofia Martinez ka rrëfyer më vonë se u detyrua të largohej nga grumbullimi i Kombëtares argjentinase për shkak të presionit të madh nga media, por sidomos për shkak të pakënaqësisë së bashkëshorteve të futbollistëve të tjerë, të cilat nuk e dëshironin praninë e saj aty. Tani, me këtë episod të ri në Shtetet e Bashkuara, duket se “telenovela” sapo ka nisur një sezon të ri!

ME TE LEXUARAT