Gjykata e Tiranës vendos masat e sigurisë për 21 të arrestuarit pas protestës, qytetarët brohorima: Fitore!

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 2 nga qytetarët e arrestuar pas protestës të zhvilluar para Kuvendit.
Ndërkohë për të tjerët u caktua “detyrim paraqitje”. Gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre në parim.
Raportohet se Everest Bardhi dhe Ervin Gega janë dy të arrestuarit që do të quhet të qëndrojnë nën arrest, teksa të tjerët pritet të lirohen.
Prokuroria pati kërkuar masën “arrest me burg” për 3 nga 21 të ndaluarit, teksa gjykata vendosi një masë më të butë.
Qytetarët që ndodheshin jashtë ambienteve të Gjykatës e kanë pritur me entuziasëm vendimin duke brohoritur “Fitore” pasi disa nga të ndaluarit dolën nga seanca.


