Futbollisteve u ra të fikët në fushë gjatë ndeshjes në Kamzë, FSHF: Vajzat kanë dalë nga spitali

Sport

Futbollisteve u ra të fikët në fushë gjatë ndeshjes

Federata Shqiptare e Futbollit bëri reagim zyrtar pas ngjarjes së ndodhur në sfidës së femrave mes Partizanit dhe Bilishtit, ku tri futbollisteve u ra të fikët në fushë. FSHF sqaroi se ato kanë kryer analizat e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21 të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjëndje të fikti.

Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, KFF Partizani, që kanë qëndruar sëbashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave. Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.”


FSHF kërkoi nga mediat që të tregohen pak më të kujdesshme, kur bëhet fjalë për emocionet e lojtarëve, prindërve dhe të afërmeve të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion