Futbollistet humbën ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes në Kamzë, policia: Nuk u helmuan nga ushqimi, por...

Sport

Futbollistet humbën ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes në

Policia ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në media se disa futbolliste janë helmuar nga ushqimi. Sipas policisë pas verifikimeve të kryera rezulton se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si  pasojë e shqetësimeve të mëparshme. 

Kujtojmë që sot në Kamzë, gjatë përballjes me Partizanin, 6 futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital.

Sqarimi i policisë

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se :

Pas verifikimeve paraprake të kryera nga sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shendetsore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion