Aksident i pazakontë në Tiranë, goma e autobusit çahet në lëvizje, plagoset qytetarja

Aktualitet

Aksident i pazakontë në Tiranë, goma e autobusit çahet

Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku ka mbetur e lënduar një qytetare.

Mësohet se rreth orës 15:40, ka plasur goma e një autobusi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje dhe si pasojë është lënduar një shtetase, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije që ka qenë në afërsi.

 


Policia e cila ka dhënë edhe detaje nga ngjarja sqaron se e lënduara është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. 

Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës, ka plasur goma e një autobuzi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion