Florian Marku reagon për herë të parë pas humbjes: Nuk ishte nata ime, do kthehem më i fortë!

Sport

Florian Marku reagon për herë të parë pas humbjes: Nuk ishte

Florian Marku ka pësuar humbjen e parë në karrierë në boksin profesionist, ndërsa u mposht nga britaniku Chris Kongo. 31-vjeçari nga Lushnja zhvilloi një paraqitje jo në nivelin e atyre të mëparshme, duke lëshuar shumë terren me kundërshtarin i cili ishte më shtatlart. Ky i fundit u përpoq gjatë gjithë duelit të mbante distancë nga boksieri kuqezi.

Në një reagim në rrjete sociale pas ndeshjes, boksieri shqiptar tha se të dielën nuk ishte nata e tij. Ai premton se do të rikthehet sërish më i fortë se kurrë.

“Faleminderit Zotit për gjithçka, si në fitore ashtu edhe në disfatë. Ka shumë vite që nuk e kam përjetuar një gjë të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por dje nuk ishte nata ime, nuk ishte e shkruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk më pëlqejnë justifikimet. Dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që ishin në stadium dhe të gjithë ata që më ndoqën nga ekrani. Do të kthehem më i fortë se kurrë”, shkroi Florian Marku.

Marku e nisi mirë duelin, duke grushtuar disa herë kundërshtarin, ku në raundet e para paraqitja ishte pozitive. Më tej, pikë të ulura për shkak të faulleve të shkaktuara prej tij, kjo si pasojë e goditjeve pas koke, bëri që Marku të lëshonte terren dalëngadalë. Deri në raundin e shtatë gjërat ishin të balancuara aty ku Kongo më pas krijoi superioritet ndaj tij dhe me kalimin e raundeve arriti të kthente rezultatin në favor.

Pas 10 raundeve të zhvilluara Chris Kongo grumbulloi më tepër pikë duke u shpallur fitues e duke bërë të tijin titullin intercontinental IBO. Ky ishte dueli numër 15 në karrierën e Florian Markut në boksin profesionist, ku deri më tani nuk kishte asnjë humbje, duke fituar 13 dhe barazuar në 1 prej tyre. Në anën tjetër, 31-vjecari Kongo numëron 18 ndeshje, 16 fitore dhe 2 humbje.

 

ME TE LEXUARAT