Divorci i prindërve, Albano: Kisha 20 vite pa përqafuar babain, ishte armiku im...!

Showbiz

Divorci i prindërve, Albano: Kisha 20 vite pa përqafuar babain, ishte

Albano Bogdo si kurrë më parë ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale.

Artisti ka treguar se prindërit e tij janë ndarë dhe se pas 10 viteve ai është takuar me babain e tij kur ndodhej në Milano për një koncert.

Albano është shprehur se prindërit e tij janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fermeri ka rrëfyer se ai ka qenë në moshën 12 vjeçare dhe i është dashur të punojë duke shitur akullore dhe banane anës detit.

Fermeri shprehet se në atë periudhë u kthye në burrin e shtëpisë për të ndihmuar familjen.

“Babai dhe mamaja ime janë çifti i parë që janë divorcuar në Sarandë në kohën e demokracisë. Dashamirësit të thonë je ti burr ii shtëpisë tani, dhe të jesh burr ii shtëpisë do të thot të punosh, të heqin nga fëmijëria.

Lër librat merr një termuz dhe shit akullore. Ia kam ndjerë mungesën babait por nuk e kam  shprehur asnjëherë. Armiku më i amdh që kam pasur ishte ai. Një dite e kemi kuptuar që nuk kishim asnjë armiqësi me njëri tjetrin.

Filloi të më qante dhe më përqafoi, kisha 22 vite qe nuk e përqafoja, nuk e dija që më donte babai. Mamanë e kam dritën e syve, nuk e bënin dot 10 burra atë që ka bërë mamaja ime për mua”, ka rrëfyer ndër të tjera Albano. /vizionplus

ME TE LEXUARAT