Finalja ende e pasigurtë për Tiranën, Shehi: E kemi fatin në dorë, nuk mendojmë për derbin

Sport

Finalja ende e pasigurtë për Tiranën, Shehi: E kemi fatin në

Skuadra e Tiranës është 7 pikë diferencë në 5 javë, ndërkohë që në letër është në garë për titull. Në shtëpinë e bardhebluve nuk lakohet shumë çështja titull, të vetëdijshëm se objektivi primarë mbetet prezenca në kupat e europës. Asnjë nga këto dy objektiva nuk varen vetëm nga Tirana por trajneri Shehi kërkon nga ekipi i tij pesë fitore për të bërë llogaritë më pas në fund. Ashtu si Daja as Shehi nuk mendon për derbin, për të sfida kundër Kastriotit është po aq e rëndësishme pasi përballë kanë një skuadër që kërkon pikë për të mbijetuar:

“Kemi thënë se çdo skuadër ka objektivat e veta. Kastrioti është kundërshtar që nuk ka marrë pikë në javët e fundit, por të hap probleme sepse edhe ata kanë objektivat e tyre për të arritur. Ne jemi për t’u ngjitur lart, ata janë për t’i shpëtuar fundit të tabelës.

Do të jetë një ndeshje e luftuar nesër. Na ndajnë vetëm 5 javë nga fundit, duhet të jemi të përqendruar, të kujdesshëm dhe të çojmë topin në rrjetë. Kjo javë është shumë përcaktuese për ne, kur marrim gjithë frytet e sezonit. Tirana ka pasur një sezon shumë të ngarkuar sepse ka nisur shumë herët vitin futbollistik.

Rivali më i rëndësishëm? Kastrioti, që luajmë nesër. Nuk është rivali ynë direkt, por rivali i radhës është më i rëndësishmi. Duhet të bëjmë mirë, të shfrytëzojmë rastet sepse futbolli është edhe lojë momenti dhe duhet shfrytëzuar. Rasti i parë që do na jepet, do duhet ta shënojmë sepse na ndihmon për vazhdimësinë e ndeshjes. Nesër nuk do kursejmë asnjë lojtar për derbin.

Kemi edhe mungesa për shkak kartonësh. Do fus lojtarët që janë në gjendjen më të mirë. Nëse herët e tjera nuk e kemi në dorë, mendoj se kemi shanset tona nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet. Nëse ndodh kjo, mendoj se do jemi brenda objektivit tonë”, tha Orges Shehi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion