Aksident në Bulqizë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferja

Aktualitet

Aksident në Bulqizë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferja

Një aksident ka ndodhur në Bulqizë, ku ka dalë makina nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesja.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në aksin nacional Qare e Buallit Pishat, pjesë e rrugës së Arbrit në vendin e quajtur Vajkal. Një makine tip Audi ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin e një banese pranë rrugës.

Shpesh herë në këtë aks rrugor ka patur aksidente deri me pasojë vdekjen e njerëzve, por jo vetëm edhe të dëmtimit të bagëtive, pasi ky segment rrugor është pranë qendrave të banuara.

Policia ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion