Pas shumë kohësh mungesë, rikthehet në skenë Ledion Liço (Foto)

Showbiz

Pas shumë kohësh mungesë, rikthehet në skenë Ledion

Moderatori i shumë njohur Ledion Liço rikthehet në syrin e publikut pas një kohe të gjatë shkëputje. Ka qenë Lori Hoxha në fakt që e ka nxjerrë, por ende nuk dihet se për çfarë.

Në InstaStory, Lori ka ndarë një foto të kunatit ku tregon se po bëhen gati për të xhiruar diçka, por s’na e ka treguar se çfarë është, duke na lënë kuriozë. Në fakt, Ledioni e ndihmon gjithmonë Lorin me videot e saj në Youtube, ndaj një video e re në kanalin e Lorit nuk përjashtohet si mundësi.

Pas shumë kohësh mungesë, rikthehet në skenë Ledion

 “Zoti producent është gati”, shkruan Lori, mbi foton e Ledionit, në ambiente pune.

Kujtojmë se Ledioni ishte një nga figurat më të pëlqyera në vend, pasi ka prezantuar shumë programe në Top Channel. Ai është i martuar me vajzën e ish- pronarit të Top Channel, Sara Hoxha. Çifti ka dy djem.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion