Euro 2024/ Sa euro do të shpërblehet Shqipëria nëse do të merrte një fitore në Gjermani

Sport

Euro 2024/ Sa euro do të shpërblehet Shqipëria nëse do

Shqipëria do të luajë për herë të dytë në një kampionat europian, pas atij të Francë 2016-të. Pavarësisht grupit të hekurt ku ndodhet, në të cilin bëjnë pjesë Italia, Spanja dhe Kroacia, Shqipëria do të kërkojë të bëjë surprizën.

Por një fitore apo kualifikim i kuqezinjve në këtë kampionat europian nuk do të thotë vetëm gëzim për gjithë shqiptarinë, por edhe përfitime monetare, pasi UEFA ka vendosur të shpërblejë me 1 milionë euro çdo skuadër për fitore, 500 mijë euro barazimi dhe 1.5 milionë euro skuadrën që kalon grupin.

Deri më tani kuqezinjtë kanë përfituar 9.25 milionë euro nga pjesëmarrja në kampionat europian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu UEFA ka vendosur që të shpërblejë me 2.5 milionë euro çdo skuadrë që arrin në çerekfinale, 4 milionë euro për skuadrat gjysëmfinaliste.

Ndërkohë skuadra që fiton trofeun do të shpërblehet me 8 milionë euro, ndërsa vendi i dytë me 5 milionë euro.

ME TE LEXUARAT