Edon Zhegrova shpallet dribluesi më i mirë në Europë

Sport

Edon Zhegrova shpallet dribluesi më i mirë në Europë

Futbollisti Edon Zhegrova po kalon një sezon fantastik me fanellën e Lilës në elitën e futbollit francez.

Ylli kosovar është lojtari kyç duke shënuar gola të rëndësishëm për francezët. Formën e lartë të sulmuesit kosovar e dëshmojnë edhe statistikat e tij në këtë fillim sezon.

Zhegrova udhëheq listës e dribluesve më të mirë në top pesë ligat  europiane.

Edon Zhegrova shpallet dribluesi më i mirë në Europë

Ai ka lënë prapa shumë sulmues të mëdhenj të futbollit europian, si Kilian Mbape, Lamine Jamal, Vinicius Zhunior e Kvaratskhelia.

25-vjeçari ka 28 driblime të kompletuara këtë sezon në 52 tentime, apo shprehur në përqindje, ai ka kompletuar 54% të driblimeve të tentuara, siç raporton faqja sportive “The Pop Foot”.

Edon Zhegrova këtë edicion ka gjashtë gola të shënuar në tetë ndeshje, duke përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion