"Shteti sovran i Urdhrit Bektashi", nisma kërkon ndryshimin e Kushtetutës, PS s`ka votat, ose referendum

Politikë

"Shteti sovran i Urdhrit Bektashi", nisma kërkon ndryshimin e

Tirane - "Neni 1
1. Shqipëria është Republikë parlamentare.
2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
3. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e
periodike". 

Ky eshte neni 1 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, qe duke qene ne fuqi me kete forme, pengon nismen per krijimin e nje Shteti tjeter, qofte edhe ai Sovran i Urherit Bektashi.

Rrjedhimisht, per te realizuar juridikisht nismen e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama, permes intervistes se tij ne New York Times javen e kaluar, ose duhet ndryshuar Kushtetuta, ose duhet ndermarre nje referendum popullor. 

Mesa duket, alternativa me e besueshme mbetet kjo e dyta, pasi mazhoranca aktuale nuk i ka votat ne Kuvend per te realizuar ndryshime ne ligjin themeltar te shtetit.

Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet shprehimisht se vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese dhe referendumeve vendore.

Në Kodin Zgjedhor, me termin referendum kuptohet ushtrimi i drejtpërdrejtë i sovranitetit të popullit, nëpërmjet votimit, për një çështje ose një ligj të caktuar.

Kushtet për zhvillimin e referendumit vendor:
Referendumet vendore nuk mund të zhvillohen gjatë periudhës nga tre muaj para përfundimit të mandatit të organeve të qeverisjes vendore, deri tre muaj pas mbledhjes së parë të këshillave vendorë.

Në rastet kur në një njësi të qeverisjes vendore shpallen zgjedhje të parakohshme, Kodi Zgjedhor kërkon që procedura për zhvillimin e referendumit vendor në atë njësi të pezullohet deri pasi të kenë kaluar tre muaj nga fillimi i mandatit të organit të qeverisjes vendore.

Një tjetër kusht për kërkesat për referendum është edhe fakti që ato kërkesa që nuk arrijnë te kalojnë nëpër të gjitha procedurat e përcaktuara në Kodin zgjedhor, brënda datës 15 mars të çdo viti, pavarësisht se kur ato paraqiten, shtyhen deri në vitin pasardhës.

 

ME TE LEXUARAT