Drogë me anije nga Shqipëria në Itali, 12 të arrestuar

Aktualitet

Drogë me anije nga Shqipëria në Itali, 12 të arrestuar

Nje numer prej 12 personash janë arrestuar gjate një operacioni i antimafias italiane në Bari.

Sipas mediave italiane nën hetim ishin 27 persona të akuzuar në lidhje me promovimin dhe mbështetjen e një organizate të dedikuar për shitjen e kokainës.

Pas hetimeve intensive të antimafias rezultoi se lënda narkotike në Itali vinte nga Shqipëria me anë të anijeve të peshkimit.

Ndaj të arrestuarve nga të cilët 11 janë transferuar në burg dhe për njërin është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie janë ngritur akuzat për trafikun e paligjshëm të substancave narkotike, veçanërisht kokainës, së bashku me menaxhimin dhe shpërndarjen e substancave të tilla në tregun lokal të Foggia-s dhe provincave përreth, duke përfshirë Barletta-Andria-Trani, Loëer Molise dhe Abruzzo.

Duket se operacioni ka krijuar një ngërç lidhur me 15 personat e tjerë, të cilët për shkak të vonesave në procedurat e marrjes në pyetje, nuk u arrestuan.

Kjo situatë  mund të zgjidhet vetëm nga një gjyqtar, i cili duhet të dëgjojë të dyshuarit përpara se të vendosë nëse do të vazhdojë me arrestimin, për të shmangur konsiderimin e këtyre personave si fajtorë për krime më të rënda se ata të arrestuar menjëherë, raporton Ansa.

Te 15 të dyshuar tashmë e dinë kontekstin e hetimit dhe detajet e procedimit, duke krijuar frikën te autoritetet për rrjedhje të mundshme të hetimeve apo shkatërrim të provave.

ME TE LEXUARAT