E zbulon lajmin trajneri i tij, futbollisti i Kombëtares kuqezi i ka dhënë fund beqarisë

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, shënoi golin që i dha Rubin Kazanit barazimin 2-2 me Akron Togliattin dje, në një ndeshje të vlefshme për raundin e nëntë të elitës ruse.
Trajneri i Rubinit, Rashid Rakhimov për matchtv.ru. ka treguar se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Dakut gjatë 45 minutave të para.
“Nuk kishte dëshirë për ta zëvendësuar atë, por padyshim pati kritika të ashpra ndaj tij. Është çështje e brendshme e ekipit tonë.
Kishim pritshmëri më të mëdha prej tij. Por pastaj ai doli në fushë dhe shfrytëzoi rastin. Daku duhet ta kuptojë që është një nga liderët e ekipit dhe duhet të jetë i qëndrueshëm”, deklaroi Rakhimov.
Në konferencën për shtyp, ai u pyet edhe për gjendjen emocionale të lojtarit, pas vdekjes së gjyshit të tij javën e kaluar.
“Çdo gjë është në rregull. Diçka pozitive ndodhi për të. Ai është martuar, ka nënshkruar kontratë martese dhe ndoshta kjo mund ta ketë bërë pak të mërzitur”, shtoi trajneri duke qeshur.

