E ardhmja në klubin zikaltër, presidenti Zhang ia lë në dorë Contes të vendosë

Brenda klubit interist duket se gjërat nuk janë mirë. Më herët, mediat italiane raportuan se do zhvillohej një takim mes presidentit Zhang dhe trajnerit Antonio Conte, për të folur për të ardhmen e këtij të fundit në skuadër.
Por, takimi nuk u zhvillua. Mediat italiane shkruajnë se Conte dëshrion që të jetë sërish pjesë e Interit, por i duhet të flasë me presidentin, nëse ky i fundit është dakord për planin fillestar të krijuar.

Ndërkohë, gazeta “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se presidenti Zhang dhe stafi drejtues i Inter ia kanë bërë të qartë Contes projektin për të ardhmen që të shtunën e kaluar. Në dorë e ka Conte nëse dëshiron që të shkojë më larg se sa kontrata aktuale e cila është e vlefshme edhe për sezonin e ardhshëm.


