Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, ky shtet izolohet sërish, zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Bota

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, ky shtet izolohet sërish,

Qeveria e Tajvanit ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi është rritur ndjeshëm numri i infektimeve nga Covid-19. Autoritetet shëndetësore në raportin e fundit kanë treguar se janë 281 raste pozitive dhe 6 persona kanë ndërruar jetën.

Sipas njoftimit zyrtar, numri më i madh i rasteve të reja u regjistruan në Taipei me 155 të infektuar, 2 raste në Taitung dhe 49 të tjera janë të përhapura në të gjithë qytetet. Kjo tregon se i gjithë Tajvani është një zonë e kuqe dhe e rrezikuar.

Për shkak të kësaj situate, qeveria ka vendosur që shkollat do të qëndrojnë të mbyllura  deri në fund të muajit dhe ceremonitë e diplomimit do të anulohen ose do të zhvillohen online.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion