E vranë dhe ia hodhën trupin, banda shqiptare e dyshuara kryesore për vrasjen e britanikut

Bota

E vranë dhe ia hodhën trupin, banda shqiptare e dyshuara kryesore

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e britanikut 12 ditë më parë. Mediat vendase shkruajnë se një pistë që po ndjek policia është një sherr që viktima, Rhys Thompson kishte pasur me një bandë shqiptare. Sipas autoriteteve kryesore, shkruajnë mediat, britaniku kishte tentuar të tatonte bandën shqiptare për një fermë kanabisi.

“Ky është një hetim seriozisht i ndërlikuar që përfshin detektivë që ndjekin disa linja hetimi dhe ne jemi duke u siguruar që po bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë përgjigje. Çdo informacion që ka kushdo mund të jetë jetësor dhe unë do të vazhdoja të kërkoja cilindo që kishte informacion të paraqitej. Veçanërisht kushdo në zonën e Crumpsall që mund të ketë dëgjuar një shqetësim në 13 maj”, tha njëri nga policët që po merret me çeshtjen.

Kujtojmë se britaniku u vra më 13 maj dhe trupi i tij u gjet në një fshat, që sipas policisë, ai është vrarë në zonën e Manchesterit ndërsa trupi i tij ishte hedhur në një vend, 40 minuta larg me makinë. Aktualisht për këtë ngjarje janë arrestuar 5 persona, i fundit po hetohet, ndërsa 4 të parët për momentin janë liruar për shkak se priten hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT