E ardhmja e argjentinasit nuk është Barcelona, PSG i vë syrin Messit

Sport

E ardhmja e argjentinasit nuk është Barcelona, PSG i vë syrin

Lionel Messi duket çdo ditë e më afër qëndrimit te Barcelona ndërsa në Francë e shikojnë krejtësisht ndryshe situatën e argjentinasit i cili është ende në planet e Al-Khelaifit. Sipas prestigjozes “Le Parisien”, Messi shihet si pjesë e PSG për sezonin e ardhshëm dhe parizienët janë të bindur se me ofertën 2+1 që i kanë ofruar argjentinasit, ai do të pranojë të transferohet në Francë ndërkohë që oferta financiare që Al-Khelaifi i ka bërë është shumë më lart se propozimi i Barcelonës për të rinovuar kontratën.

“Le Parisien” shkruan se për Paris Saint Germain është plotësisht e mundur afrimi i Messit pa sakrifikuar asnjë nga dyshja Mbappe-Neymar, madje këta dy të fundit do të binden që të rinovojnë kontratat e tyre pasi të jetë zyrtarizuar goditja Lionel Messi. Sa për pagat stratosferike të treshes, e përditshmja franceze shkruan se të ardhurat e klubit do të rriten tej mase me të tri këta lojtarë ndaj nuk do të jetë problem për t’i përballuar madje po punohet edhe për 2 goditje të tjera në merkato.

Sigurisht që do të ketë largime por drejtuesit do të mbështesin projektin Pochettino me synimin e madh, Lionel Messi dhe blerjen e një mbrojtësi dhe të një mesfushori. Te PSG mendojnë se treshja Neymar-Mbappe-Messi do të ketë një boom në marketing dhe asnjë problem financiar apo Fair Play Financiar nuk do të pengojë më klubin franncez./oraneës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion