Nga Idrizi, te Mediu e Dule/ Ishin në listë të sigurtë, ja sa vota sollën aleatët për PD në këto zgjedhje

Politikë

Nga Idrizi, te Mediu e Dule/ Ishin në listë të sigurtë, ja

Besnik ndaj aleatëve edhe në këto zgjedhje elektorale, kreu i PD Lulzim Basha vendosi të garojë në një listë të përbashkët me ta, duke firmosur koalicionin parazgjedhor të 25 prillit.

Por sa vota morën aleatët e opozitës, sa prej tyre e do të jenë në parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit ?

Shpëtim Idrizi kreu i PDIU duket të jetë ndër më të votuarit dëri me tani. Në 947 qendra nga 1243 gjithësej, Shpëtim Idrizi numëron deri më tani 5875 vota, i ndjekur më pas nga kreu i republikanëve, Fatmir Mediu me 5149 vota.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbetur në Tiranë, Dashamir Shehi i LZHK-së, numëron 4300 vota, ndërsa kreu i PBDNJ, Vangjel Dule 639. Në shkodër, kreu i PDK Nard Ndoka, nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të marrë një mandat deputeti, në këtë qark, ndonëse forcë e parë, PD arriti të sigurojë 5 mandate në parlamentin e ardhshëm. Kujtojmë se Ndoka u rendit i teti në listë, dhe për këtë qark ai arriti të sigurojë vetëm 228 vota.

Një karrige deputeti duket se ka siguruar aleati i PD në Durrës, Agron Duka. I dyti në listë, Duka siguroi në këtë qark 2997 vota.

ME TE LEXUARAT