E 23-ta në pistën e Kanadasë, kushtet atmosferike pengojnë Lara Colturin

Sport

E 23-ta në pistën e Kanadasë, kushtet atmosferike pengojnë

Të shtunën, në pistën sfiduese të Kupës së Botës në disiplinën Giant Slalom, skiatorja Lara Colturi u rendit në vendin e 23-të, në një garë të pazakontë dhe tejet të vështirë, e cila u ndërpre disa herë për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Stuhia, era e fortë dhe shikueshmëria e ulët krijuan vështirësi të jashtëzakonshme, duke e bërë ritmin e garës të fragmentuar dhe presionin mbi sportistet më të madh.

Megjithatë, Lara u rikthye në  start pas çdo ndërprerjeje duke luftuar fort në çdo portë, ndërsa përfundoi garën mes 30 skiatoreve më të mira në botë një rezultat i vlefshëm për një sportiste vetëm 19-vjeçare, e cila po rritet garë pas gare.

Ndërkohë, Alice Robinson regjistroi kohën më të mirë dhe u shpall fituese e Giant Slalom-it.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion