Donnarumma shumë pranë largimit nga Milani, Juventus dhe Barcelona në garë për të

Sport

Donnarumma shumë pranë largimit nga Milani, Juventus dhe Barcelona

E ardhmja e Gigio Donnarumma vazhdon të jetë e paqartë. Kujtojmë se tratativat për rinovimin e kontratës me Milan janë të ngrira prej kohësh, kjo pasi kuqezinjtë nuk shkojnë dot përtej ofertës së fundit, 8 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër, ekipe si Juve janë të gatshme ti ofrojnë edhe 10 milionë euro në sezon. Sigurisht nuk do të ishte e lehtë që Donnarumma të pranonte ofertën e Zonjës së Vjetër pasi edhe bardhezinjtë nuk e kanë të sigurt prezencën në Champions League, një kusht ky i vendosur nga portieri, plus që kalimi tek rivalët e përjetshëm nuk do të pritej mirë nga tifozët.

AS ndërkohë shkruan Laporta e vlerëson shumë portierin e Milan dhe për të siguruar shërbimet e tij është i gatshëm të nxjerr në shitje Ter Stegen. Në çdo rast edhe ky transferim është jo pak i ndërlikuar duke pasur parasysh krizën financiare që ka mbërthyer klubin blaugrana. Një lehtësi e madhe në këtë aspak është fakti që Donnarumma në fund të këtij sezoni mund të largohet me parametra zero.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion