Izraelitët “krenarë”: Vramë 200 operativë dhe 25 komandantë të lartë në Palestinë

Bota

Izraelitët “krenarë”: Vramë 200 operativë dhe 25

Izraeli pas armëpushimit ka raportuar se gjatë luftës ka vrarë 200 operativë dhe 25 komandantë të lartë nga grupet militante Hamas dhe Xhihadi Islamik, ndërsa nga ana tjetër, autoritetet palestineze kanë bërë me dije se kanë vdekur 232 vendas, mes të cilëve 65 fëmijë dhe 39 gra. Ndërsa,  Hamas-i nuk ka dhënë shifra të viktimave për luftëtarët.

Ndërkohë që gjatë luftës më shumë se 100 km e rrjetit nëntokësor të tunelit të Hamasit u shkatërruan në sulmet ajrore, qindra raketahedhës dhe infrastruktura përkatëse u goditën dhe dhjetëra objekte të përdorura nga krahu ushtarak i Hamasit u shkatërruan. Sipas IDF, në to përfshinin nëntë blloqe kullash, njëra prej të cilave  përdorej nga mediat duke përfshirë Associated Press dhe Al Jazeera.

Gjithashtu, 10 zyra të qeverisë Hamas në Gaza, 11 degë të ministrisë së brendshme dhe pesë banka u bombarduan.

ME TE LEXUARAT