Do ndiqni kombëtaren në Gjermani? Ministria e Jashtme jep njoftimin: Nëse keni mungesë dokumentacioni…

Sport

Do ndiqni kombëtaren në Gjermani? Ministria e Jashtme jep njoftimin:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së Kampionatit Evropian EURO 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, në datat si më poshtë:

Në Dortmund – më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK)

Në Hamburg – më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)

Në Dyseldorf – më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.

Shërbimet që do të ofrohen janë:

Leje kalimi

Vetëdeklarim për humbje dokumenti

Në rast emergjencash shtetasit e interesuar mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit: [email protected] dhe numrin e telefonit +49 1719259782

ME TE LEXUARAT