Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë

Sport

Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë

Skuadra e Dinamos triumfoi ndaj Egnatias në finalen e Kupës së Shqipërisë, të luajtur në “Elbasan Arena”. Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa për fituesin u deshën penalltitë.

Dinamovitët treguan shpejt klasin dhe pas më shumë se çerek ore lojë kaluan në epërsi. Një skemë perfekte nga goditja e këndit u finalizua me gol, falë një lëvizje abrobatike të Mandelës.

Rrogozhinasit shtojnë presionin dhe u vendosën në kërkim të golit të barazimit. Të besuarit e Tetovës ndëshkuan kundërshtarin në fundin e pjesës së parë. Lushkja dhuroi asist për Guindo, me sulmuesin që nga fare pranë u tregua i saktë.

Pjesa e dytë do ishte mjaft interesante dhe rastet nuk munguan. Ekipi i Ilir Dajës mori sërish avantazhin, një zbritje e shpejtë gjen të papërgatitur Egnatian, goditja me të djathën e Mandelës kaloi pas shpinës së portierit.

Në shtesë Ujka vendosi në provë Teqjan, e menjëhershme përgjigja e portierit, i cili neutralizoi gjithçka. Në minutën e pestë shtesë, ishte Bakajoko që me golin e tij dërgoi sfidën në shtesë.

Në të 117-tën, Dinamo “tundi rrjetën” me Mandelën, por goli u anulua.

Gjate penalltive, Dinamo u tregua më e saktë.

Të rikthyer në një finale për herë të parë pas 15 vitesh, për Dinamon ky është trofeu i 14-të i Kupës.

Në krahun tjetër, Egnatias nuk i mbetet gjë tjetër veçse të fokusohet te “Fajnëll For”, me besimin te suksesi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion