“Desh më ra të fikët me Shqipërinë”, Chiellini: Fillimi ishte shokues, por besoj te ky ekip

Sport

“Desh më ra të fikët me Shqipërinë”,

Giorgio Chiellini, ish mbrojtësi i Italisë, kampion Evrope 3 vite më parë, rikthehet të flasë për “azzurrët”, për paraqitjen e tyre në “Euro2024” dhe pritshmëritë në këtë Evropian që po zhvillohet në Gjermani:

“Mora frymë thellë pas fitores 2-1 kundër Shqipërisë, ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim këtë Evropian me 3 pikë. Fillimi i ndeshjes ishte shokues, po më bindin të fikët pas minutës së parë, por edhe në të 90-ën(qesh).

Minutat e tjera ishin të mira, më dhanë një ndjesi pozitive dhe shpresëdhënëse për të ardhmen. Unë pashë edhe Spanjë-Kroaci, nuk është më ai nivel i viteve më parë, edhe pse të dyja janë skuadra shumë të mira. Nuk ka më aq diferencë që t’i druhemi. Gjithsesi, tani mjafton vetëm një pikë për të kaluar më tej, nuk do të jetë e lehtë, por as e pamundur”, u shpreh Chiellini.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion