Zyrtare, Izraeli heq vizat për shqiptarët e Kosovës

Bota

Zyrtare, Izraeli heq vizat për shqiptarët e Kosovës

Izraeli dhe Kosova kanë bërë një hap tjetër të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ambasada e Izraelit në Prishtinë ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet ceremonia zyrtare për heqjen e vizave për shqiptarët e Kosovës që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi.

Në njoftimin e publikuar thuhet se ceremonia e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje do të bëhet në orën 18:00 të mbasdites, e cila përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së shtetit hebre.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”,- thuhet në njoftimin e ambasadës së Izraelit në Prishtinë.

Presidentja Vjosa Osmani bëri të ditur më herët se Izraeli kishte njoftuar se do të hiqte vizat për qytetarët e Kosovës, dhe se ministritë përkatëse kishin nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes. Marrëveshja e nënshkruar i lejon qytetarët që të udhëtojnë të lirë në një nga destinacionet më të njohura turistike në rajon dhe më gjerë.

Kujtojmë se më 4 shtator të vitit 2020, Izraeli njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion