Dënohen me burg tre tifozët e Valencias,fyerjet raciste kundër Vinicius

Sport

Dënohen me burg tre tifozët e Valencias,fyerjet raciste kundër

Tre tifozët e Valencias janë dënuar me tetë muaj burgim dhe përjashtim nga stadiumet e futbollit në Spanjë, kjo pas gjesteve raciste kundër Vinicius Junior, në ndeshjen kundër Real Madrid.

Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte i prerë: denim për të tre personat që lëshuan kore raciste gjatë ndeshjes ndaj brazilianit të Real Madrid.

Ata janë dënuar me 12 muaj burgim (reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar) si dhe përjashtim përjetë nga të gjitha stadiumet, për shkeljen e artikullit 173.1 të Kodit Penal “Diskriminim për arsye racore”.


Një denim historiik dhe shumë i fortë i dhënë nga gjykata spanjolle, i cili mund të jetë një precendent shumë i rëndësishëm, për t’u aplikuar në të ardhmen edhe nga shtete të tjera, në të cilat janë vënë re shpeshherë deklarata fyese dhe raciste nga tifozët dhe jo vetëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion