Bie shkëlqimi i Mourinhos, Tottenham e shkarkon nga detyra
Lajmifundit
/
19 Prill 2021, 12:06
Sport

Tottenham merr vendimin e fundit, shkarkon nga detyra trajnerin Jose Mourinho. Skuadra angleze ka marrë këtë vemdim pasi rezultatet e klubit ishin në një sezon shumë larg pritshmërive. Mediat sportive vendase shkruajnë se Tottenham renditet në vendin e shtatë me 50 pikë, pesë larg zonës Champions.
Ndërkohë, zërat për shkarkimin e portugezit janë dëgjuar prej javësh, por tani çdo gjë u bë zyrtare.


