Besnik Hasi rikthehet në stol, merr drejtimin e klubit turk Amedspor

Sport

Besnik Hasi rikthehet në stol, merr drejtimin e klubit turk Amedspor

Trajneri shqiptar Besnik Hasi ka gjetur një skuadër të re për vazhdimin e karrierës së tij. Klubi turk Amedspor ka zyrtarizuar emërimin e tij në krye të ekipit, duke i besuar drejtimin për dy sezonet e ardhshme.

Përmes një njoftimi zyrtar, drejtuesit e klubit konfirmuan se kanë arritur marrëveshje me teknikun shqiptar për edicionet 2026/27 dhe 2027/28, duke shprehur besimin se eksperienca e tij do të ndihmojë skuadrën në objektivat e saj.

Për Hasin, kjo është një sfidë e re në futbollin turk, pas eksperiencës së fundit te Anderlecht. Ai u largua nga klubi belg pas një periudhe me rezultate jo të kënaqshme, por mbetet një nga trajnerët shqiptarë më të njohur në arenën ndërkombëtare.

Tashmë, 53-vjeçari do të synojë të ndërtojë një projekt të suksesshëm me Amedsporin dhe të lërë gjurmë në Superligën e Turqisë.

ME TE LEXUARAT