Barcelona nuk ndan dot mendjen, i vë syrin dy sulmuesve

Skuadra katalanese ka bërë me dije se do të marrë në skuadër dy sulmues të rinjë, ndërsa qëllimi është të bëjë merkato me parametër zero, pasi Covid-19 ka shkatërruar ekonominë e tyre.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se bëhet fjalë për Sergio Aguero dhe Memphis Depay dhe zgjedhja e secilit është shumë e vështirë.

Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se Depay është i preferuari i Koeman, ndërsa Aguero është në planet e klubit dhe shoku i Messit. Laporta e ka gjetur zgjidhjen dhe ka vendosur të synojë t’i afrojë të dy.

Po të njëjtat burime tregojnë se Aguero është gati të ulë pretendimet e tij për pagën, duke kërkuar më pak se 12 milionë euro.


